Inter në sulm për të padëshiruarin, Real Madrid gati ta largojë

Gareth Bale është më shumë një problem sesa një zgjidhje tek Real Madrid. Klubi madrilen kërkon ta largojë sulmuesin uellsian, i cili nuk ka treguar asgjë nga forma e tij më e mirë dhe tifozët janë kthyer të gjithë kundër tij.

“Sport Mediaset” ka bërë me dije se drejtuesit e Interit janë takuar me agjencinë “Stellar Group”, agjenci që mbulon edhe Bale. Ka qenë pikërisht 29-vjeçari temë diskutimi mes tyre, sipas medies italian.

Ajo që vlen të theksohet është se Real Madridi është gati ta lërë në huazim sulmuesin e tyre, mjafton që të mos paguajë 15 milionë eurot e pagës së tij.

Inter po e ndjek me interes mesa duket situatën dhe Bale mund të vishet zikaltër, gjithmonë nëse ai pranon dhe klubi italian vendos të bëjë këtë lëvizje me kosto të larta financiare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu