Interesim i madh për mesfushorin e Italisë, Reali shqetëson Cityn dhe Juven

Manuel Locatelli është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Mesfushori italian po shkëlqen me Sassuolon dhe ia ka dalë të fitojë një fanellë titullari te kombëtarja e Roberto Mancinit.

Juventusi e ndjek prej kohësh, e tentoi edhe verën e kaluar, por akordi nuk u arrit. 23-vjeçari pëlqehet shumë edhe nga Manchester City. Pep Guardiola e do të skuadër, për ta bërë një mesfushor edhe më të madh.

Lista e klubeve pretendente është rritur sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, konkretisht Mundo Deportivo. Në garë për mesfushorin është futur edhe Real Madrid.

Sassuolo është e qartë dhe kërkon 40 milion euro për kartonin e Locatellit, çmim që mund të rritet nëse lojtari zhvillon një Europian shumë të mirë me Italinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu