Interi mbyll llogaritë me Milanin që 10 minutat e para. ‘Zikaltërit’ një hap larg finales së Champions

Interi ka triumfuar 2-0 në ndeshjen e parë të gjysmfinalve të Champions Legue në San Siro duke hedhur kështu një hap drejt finales së madhe të Stambollit.

Sa i përket ndeshjes, ekipi i Izaghit u tregua më superior në fushë dhe kapi në befasi Milanin që në minutën e 7′ kur Dzeko realizoi lehtësisht brenda zonës pas një topi nga këndi.

Vetëm 3 minuta më pas, Interi pas një kundërsulmi dyfishon shifrat këtë herë me Mikitarian.

Ndërkohë, pjesa e dytë nuk pati gola ku loja u përqëndrua më së shumti në mesfushë.

Ndeshja e kthimit luhet më 16 maj sërish në San Siro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu