Një cisternë nafte nga Kuvajti që transportonte miliona fuçi u përfshi nga flakët pasi u godit ndërsa ishte ankoruar në Dubai, në atë që zyrtarët e quajnë një sulm me dron iranian.
24 anëtarët e ekuipazhit në bord janë të sigurt dhe flakët janë nën kontroll, shkruan BBC.
Autoritetet në Dubai kanë konfirmuar se nuk ka rrjedhur naftë nga një cisternë që u vu në flakë pas një sulmi me dron iranian.
Cisterna Al Salmi ishte e ngarkuar me dy milionë fuçi naftë dhe ishte ankoruar në Dubai në rrugën e saj për në Kinë, kur u godit nga një sulm me dron dhe shpërtheu një zjarr.
Zyra e medias në Dubai ka konfirmuar se ekipet e reagimit kanë “përmbajtur me sukses incidentin që përfshinte cisternën kuvajtiane të naftës në ujërat e Dubait, pa asnjë rrjedhje nafte dhe pa të lënduar të raportuar”.










