Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, e la derën e hapur për të zvilluar bisedime paqeje me SHBA-në nëpërmjet ndërmjetësimit nga Pakistani, por nuk dha asnjë shenjë të gatishmërisë së Teheranit për t’u përkulur ndaj kërkesave të Trump.
Araghchi, tha se vendi i tij “nuk ka refuzuar kurrë” të marrë pjesë në bisedimet në Pakistan që synojnë t’i japin fund luftës.
“Ne jemi thellësisht mirënjohës ndaj Pakistanit për përpjekjet e tij dhe nuk kemi refuzuar kurrë të shkojmë në Islamabad. Ajo që na intereson janë kushtet përfundimtare dhe të qëndrueshëme të luftës së paligjshme që na është imponuar”, ka shkruar Araqchi në X.
Sipas The Guardian, në javët e fundit, Pakistani e ka vënë veten në qendër të përpjekjeve për të arritur një armëpushim për t’i dhënë fund luftës, me zyrtarët që kanë kërkuar bisedime në kryeqytetin Islamabad.
Ndërsa Araghchi fajëson median amerikane për keqraportimin e gatishmërisë së Iranit për t’u angazhuar në negociata, agjencitë iraniane të lajmeve kanë raportuar se Teherani refuzoi bisedimet me Uashingtonin. Zyrtarët iranianë më parë akuzuan SHBA-në se po i përdorte bisedimet si një hile për të rritur më shumë sulmet.
Iran's position is being misrepresented by U.S. media.
We are deeply grateful to Pakistan for its efforts and have never refused to go to Islamabad. What we care about are the terms of a conclusive and lasting END to the illegal war that is imposed on us.
پاکستان زنده باد pic.twitter.com/AUjBQxOFyA
— Seyed Abbas Araghchi (@araghchi) April 4, 2026










