Pasi hodhi poshtë pretendimet e Donald Trump për bisedime “produktive”, Irani është zotuar se do të vazhdojë luftën.
Një zëdhënës i komandës së lartë ushtarake të vendit tha se forcat e armatosura do të luftojnë “deri në fitoren e plotë”.
Deklaratat e gjeneralmajor Ali Abdollahi Aliabadi, nga Shtabi Qendror Khatam-al Anbiya, duket se lidhet me njoftimin e presidentit amerikan Donald Trump se po zhvillohen negociata mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Aliabadi tha se forcat e armatosura do të luftojnë “deri në fitoren e plotë”.
Kjo deklaratë vjen në një linjë të ngjashme me atë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili është zotuar të vazhdojë sulmet në Iran dhe Liban, pavarësisht komenteve të fundit të Trump.










