Një sulm me raketë nga Irani ka goditur një bazë ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë të dislokuar ushtarë australianë, duke shkaktuar zjarr dhe dëme në disa struktura.
Lajmi u konfirmua nga kryeministri australian, Anthony Albanese, i cili citohet nga media ndërkombëtare.
Sipas tij, një raketë iraniane ka rënë në një rrugë pranë bazës ajrore Al Minhad, e cila strehon më shumë se 100 trupa australiane.
Si pasojë e shpërthimit, janë dëmtuar objekte mjekësore dhe ambiente banimi brenda kompleksit, ndërsa flakët kanë përfshirë një pjesë të zonës.
Megjithatë, Albanese theksoi se asnjë nga ushtarët australianë nuk është lënduar nga sulmi.
“Irani po kryen sulme të pakontrolluara në të gjithë rajonin. Ne e dimë mirë këtë”, deklaroi ai, duke dënuar veprimet e Teheranit.










