Ironia e ish-kryeministrit francez: Ja përse Kina është kthyer në normalitet

Në një intervistë të shkurtër në radion në gjuhën franceze RTL, drejtuesi i emisionit i ka drejtuar ish-Kryeministrit të Francës në vitet 2002-2005, Jean Pierre Raffarin, pyetjen: Si shpjegohet që Franca do të vazhdojë të qëndrojë e izoluar deri në 11 maj 2020, ndërkohë që Kina i ka hequr masat drastike dhe qytetarët po jetojnë e punojnë normalisht?

Përgjigja ishte: Kina ka arritur të ulë numrin e vdekjeve, prandaj është kthyer në normalitet.

Pyetja pasuese ishte: Po si ka mundur ta ulë shifrën e vdekjeve? Çfarë kanë bërë në konkretisht?

Përgjigja surprizuese, por edhe me pak nota humori ishte: Autoritetet kineze kanë pjesëtuar me dhjetë shifrat e kësaj epidemie, pra edhe atë të vdekjeve… Kështu që qytetarët janë të qetë për t’u kthyer në normalitet…

Kjo qasje me siguri nuk funksionon në Francë sepse qytetarët janë shumë të ndjeshëm ndaj vërtetësisë së statistikave të publikuara nga qeveria… Nëse në Francë shifrat e publikuara perceptohen të zvogëluara artificialisht, francezët jo vetëm nuk do të qetësoheshin, madje në të kundërtën ata do të revoltoheshin akoma edhe më shumë e mund të shpërthenin…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu