Isa Mustafa i uron besimtarët musliman për festën që simbolizon sakrificën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Kurban Bajramin.

Ai, ka theksuar se të gjithë njerëzit në Kosovë dhe në mbarë botën duhet ta ndjejnë veten mirë në këtë festë e cila simbolizion sakrificën, solidaritetin, mirësinë, tolerancën dhe besimin.

Ky është postimi i tij:

“Të gjithë besimtarëve myslimanë ju uroj përzemërsisht festën e Kurban Bajramit.

Uroj që të gjithë njerëzit në Kosovë dhe në mbarë botën, ta ndjejnë veten mirë në këtë festë që simbolizon sakrificën, solidaritetin, mirësinë, tolerancën dhe besimin. Me fat Kurban Bajrami”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu