Isa Mustafa publikisht mbron Vjosa Osmanin: Fyerjet ndaj familjes së saj janë neveritëse

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka dalë në mbrojtje Kryeparlamentares, Vjosa Osmani, pas raportimeve në media për familjen e saj, të cilat, ky i ka quajtur neveritëse. Mustafa përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se mospajtimet institucionale nuk duhet të shprehen duke etiketuar familjen.

“Këto ditë po lexoj se disa që sulmonin dhe etiketonin në forma të ndryshme, tani e kanë filluar betejën ndërmjet tyre për dyshime në njëri tjetrin për abuzime, shantazhime, kurdisje e shumë punë të pista. Të gjithë përfundojnë kështu, por pasojat janë evidente nga njerëz të tillë.”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

“Atakimi i familjes së Kryetares së Kuvendit, znj. Vjosa Osmani është neveritës.
Mospajtimet institucionale, rivalitetet partiake dhe politike duhet ti shprehim dhe debatojmë ndërmjet nesh, jo permes etiketimit të prindërve, fëmijëve apo familjarëve. Kjo është mënyra më morbide e luftës politike. Nëse dikush ka pasur argumente, pse nuk i prezantoi ato, para se Vjosa të zgjidhej Kryetare e Kuvendit. Përgjigja është se nuk kanë pasur dhe nuk kanë.
Jam ndër ata që parreshtur më është sulmuar familja.
Këto ditë po lexoj se disa që sulmonin dhe etiketonin në forma të ndryshme, tani e kanë filluar betejën ndërmjet tyre për dyshime në njëri tjetrin për abuzime, shantazhime, kurdisje e shumë punë të pista. Të gjithë përfundojnë kështu, por pasojat janë evidente nga njerëz të tillë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu