Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tash e 10 vite po tregon se është personi i vetëm që flet në LDK dhe vendimet e tij janë të padiskutueshme.
Menaxhim dhe kontrollim i të gjithë situatës brenda LDK’së tash e 10 vite nga Mustafa, po tregon vetëm një gjë të cilën e kemi parë, qëndrime dhe veprimet nga kjo parti merren vetëm sipas dëshirave të tij.
Kështu sot Mustafa ka thënë se qëndrimet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së janë të njohura dhe se oferta e fundit nga Vetëvendosje nuk do të shqyrtohet dhe se ai vendos për këtë.
Kjo deklaratë e Mustafës bie ndesh dhe kundër Vjosa Osmanit e cila tha më herët se oferta e VV’së do të shqyrtohet nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së.
Mustafa i ka treguar edhe Agim Veliut se është ai që vendos në LDK, e jo Veliu i cili ka refuzuar ofertën e Vetëvendosjes mbrëmë, kështu duke i rikonfirmuar edhe njëherë ofertën fillestare që dikur kishte Mustafa për Kurtin.
Po ashtu Mustafa i pyetur për reagimet ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut, ka thënë se partia e tij është e madhe dhe njerëzit kanë të drejtë të thonë mendimin e tyre.
Kujtojmë se oferta e fundit që partia e udhëhequr nga Isa Mustafa ka kërkuar që pozita e Presidentit, 5 ministri dhe t’iu kthehet pozita e kryeparlamentarit, që nënkupton se Kurti duhet të sakrifikojë Glauk Konjufcën, njeriun e dytë më të votuar në LV në zgjedhjet e gjashtë tetorit.
Tashmë, janë bërë 100 ditë që nga zgjedhjet e 6 tetorit, dhe nuk ka asgjë konkrete që do të jetësonte një marrëveshje mes tyre, gjithsesi edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka njoftuar se do të drejtohet për interpretim në Gjykatë Kushtetuese, pasi Vetëvendosje ende nuk ka dorëzuar propozimin për mandatarin.