Ish ambasadori Asaf Ademi, i bashkohet Lëvizjes BESA

“Sot në Lëvizjen BESA i urova mirëseardhje njerit prej ekspertëve më të suksesshëm në sektorin e zhvillimit ekonomik lokal, z. Asaf Ademi.

z. Ademi, i cili ishte edhe Ambasador i Maqedonisë në Mbretërinë e Danimarkës dhe njëkohësisht u shpall si ambasadori më i suksesshëm që ka pasur Maqedonia ndonjëherë, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në periudha të ndryshme kohore që si pikësynim kishin zhvillimin ekonomik të vendit, mirëpo roli i tij ka qenë i pazëvendësueshëm edhe në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Aktualisht, z. Ademi është drejtor i njërës prej kompanive më të suksesshme ndërkombëtare, INSCALE me seli ne Kuala Lumpur.

“Kontributi i z.Asaf Ademi dhe i shumë profesionistëve në Lëvizjen BESA janë dëshmi e angazhimit dhe përkushtimit tonë në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Maqedonisë”, kështu ka shkruar në rrjetin e tij social, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Lëvizja BESA në vazhdimësi ka raportuar për bashkëngjitje në këtë subjekt të personaliteteve të njohura që kanë treguar suksese në sfera të ndryshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu