Ish-anëtari i KQZ-së: Moscertifikim i kandidatëve të Listës Serbe, çështje politike

Osh-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Blerim Burjani e ka cilësuar si politike çështjen e moscertifikimit të kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit nga KQZ-ja.

Burjani tha për RTV21 se KQZ-ja duhet të veprojë në bazë të ligjit dhe rregullave zgjedhore dhe të mos bëhet politikë me këtë çështje, pasi sipas tij nuk ka arsye të fuqishme ligjore që lista me kandidatë e këtij subjekti politik serb të mos certifikohet.

“Kjo po ndodh disa here me Listën Serbe arsyet janë me tepër te natyrës politike sesa të natyrave të tjera teknike të organizmit të zgjedhjeve pasi që KQZ-ja e ka si obligim ta zbatojë ligjin dhe natyrisht pa pasur një arsye të fuqishme ligjore ose tjetër nuk mundet të veprojë ndryshe dhe çdo veprim ndryshe është shkelje e e ligjit për zgjedhje dhe rregullave zgjedhore. Kështu që kjo që po ndodhë është më tepër e arsyes politike. Kjo nuk është e arsyeshme dhe duhet të ketë një qasje konform ligjit dhe rregullave të KQZ-së dhe nuk duhet të bëhet politik me këtë çështje sepse s’ka arsye të fortë që të mos certifikohet lista me kandidatë e Listës Serbe”, tha Burjani për RTv21.

Burjani tutje shtoi se ky veprim i KQZ-së do të ndikojë negativisht tek monitoruesit ndërkombëtar të zgjedhjeve në Kosovë.

“Ky veprim e dëmton Kosovën në çështjet e monitorimit ndërkombëtar të situatave ku organizata ndërkombëtare monitorojnë vazhdimisht procesin zgjedhor kjo mund të ndikojë negativisht tek monitoruesit ndërkombëtar dhe organizatat e ambasadat e akredituara në Kosovë”., tha Burjani./RTV21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu