Ish-bashkëpunëtori i Millosheviqit është ideatori i Platformës Maqedonase (FOTO)

Lubisav Ivanov – Xingo, kryetari i Partisë Socialiste dhe ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Sllobodan Millosheviqit është ideatori për Platformën Maqedonase, e cila së shpejti do të dal në publik. Xingo aktualisht është pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE, që ka një deputet dhe një ministër në qeverisjen aktuale dhe të deritanishme. Kjo është theksuar në rrjetet sociale dhe nga ish-politikanë që Xingon e kanë quajtur bashkëpunëtor të Millosheviqit.

Partia socialiste e Maqedonisë publikoi një iniciativë për përpilimin e një platforme maqedonase gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e interesave vitale nacionale si dhe ato shtetërore. Kjo parti ju bëri thirrje gjitha partive maqedonase që tu bashkangjiten një iniciative të tillë.

Për kryetarin e Partisë demokratike serbe në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq platforma maqedonase do të ishte e pranueshme vetëm si kundërpërgjigje e paltformës shqiptare.

“Mua nuk më shqetësojnë kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni, por BE dhe SHBA  të cilat heshtin dhe nuk reagojnë në këto paralajmërime për dalje nga kornizat e marrëveshjes së Ohrit. Përse heshtin?”, ka theksuar mes tjerash kryetari i partisë serbe në Maqedoni, Stoilkoviq.

Mundësinë për një kundërpërgjigje të tillë e paralajmëroi edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski , ndërsa partia socialistet vetëm se kane ngritur një iniciativë të tillë. Në rrjetet sociale janë shfaqur shumë fanpage ku paralajmërohet një platformë maqedonase.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu