Ish-deputeti i PDK-së, Andin Hoti, kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Andin Hoti, do të jetë kandidat në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.Lajmin e ka konfirmuar vetë Andin Hoti.

“Po, e kam pranuar kandidaturën në LVV” – ka thënë shkurt më Hoti për KALLXO.com më 07.12.2025.

Andin Hoti ka qenë deputet nga radhët e PDK-së. Ndërsa, më 2021 ishte emëruar kryesues i Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu