Dikur ministër i Drejtësisë, sot Ylli Manjani duket se është më në pozita të lirshme për të folur pa doreza për hijet e pushtetit.
Sot ish-ministri ka postuar një shënim në Facebook, ku është shprehur se qeveria socialiste në pushtet po ndërmerr shumë politika anti-kombëtare, duke e bërë të pabanueshëm territorin e shtetit të vet.
Sipas Manjanit është qeveria ajo që po degdis shqiptarët nëpër Europë duke kërkuar azil, ndërsa vendi ynë po bëhet qendër azili për ISIS dhe refugjatët nga Afrika.
Statusi i plotë i Ylli Manjanit:
Nuk është më çështje e sigurisë, por e ekzistencës sonë!
Shqiptarët i degdis nëpër Europë duke kërkuar azil!
Shqipërinë e bën qendër azili për ISIS e për refugjatë afrikanë!
Në territorin e Shqipërisë po përgatitet të digjen mbetje gjithfarësh të Europës. Së shpejti tre incenerarorë do jenë me “gojë hapur” në pritje të mbetjeve europiane!!!
Ndërkohë droga vazhdon pa ndalim! Në Europë gjithnjë e më shumë po na identifikojnë të gjithëve ne (me apo pa faj) si trafikantë e kriminelë!
Në politikën Europiane nuk konsiderohemi asgjë më shumë sesa një territor ku mund të depozitohen mbetje dhe emigrantë gjithfarësh.
Nuk mundet që një qeveri normale tja bëjë këtë gjëmë popullit dhe territorit të vet!
Nuk mundet që një qeveri normale të bëjë të pabanueshëm territorin e shtetit të vet!
Këtë politikë anti-komb e anti-shtet, vetëm qeveria e Rilindjes e bën!
Kjo është e papranueshme!”










