Ish-ministrja shqiptare, Besa Shahini, kandidon për Prishtinën

Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për kryetare të Komunës së Prishtinës.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, Shahini theksoi nevojën për një qasje të re në zhvillimin e kryeqytetit, duke vënë theksin te përmirësimi i cilësisë së jetës dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

“Prishtina sot është një qytet i mbingarkuar me beton, i papastër dhe jo miqësor për fëmijët dhe familjet. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Është koha për një vizion të ri që përqendrohet në cilësinë e jetës dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, u shpreh Shahini, duke ftuar qytetarët të bashkohen me iniciativën e saj për ndryshim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu