Ish-trajneri i Real Madridit dhe Spanjës, Hoze Antonio Camacho, tha të premten se të bardhët kanë një klub me kapacitet unik në botë, që gjeneron entuziasëm në mesin e tifozëve. Duke u ndalur te përforcimi kryesor i kësaj merkatoje, marrja e Eden hazard nga Chelsea, ai nënvizoi:
“I pashë tifozët e Realit në delir, ditën kur u prezantua futbollisti belg. Isha për të ngrënë drekë pranë “Bernabeu” atë ditë dhe pothuajse nuk munda të hyj në restorant. Edhe rrugët ishin të bllokuara, sepse 60.000 njerëz prisnin të merrnin pjesë në prezantimin e Hazard. Për mendimin tim, futbollisti belg është një galaktik, por nuk ka të bëjë me Cristiano Ronaldon.”
“Hazard nuk është një “vrasës” zone, por një lojtar, i cili do t’i ndihmojë të tjerët me improvizimet e tij. Ekipi duhet të dijë si ta menaxhojë, për të shënuar sa më shumë gola. Përveç të ardhurve, lojtarë të tjerë galaktikë që duhet të rifitojnë ritmin janë edhe Kroos e Modric. Ata nuk janë në nivelin e dy viteve më parë”.