Ish-ushtari i UÇK-së: Serbia mund të sjellë tanke në Kosovë, por ja çfarë e pret

Ish-ushtari i UÇK-së i Batalionit Ukë Lushi, ka folur sërish lidhur me tensionet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lushi ka thënë se Serbia mund të provojë të dërgojë tren me tanke në Kosovë dhe se kjo do të ishte një aventurë e çmendur e saj, shkruan Bota sot.
Por, sipas tij, çdo sulmim i Kosovës do të ishte sulm kundër Amerikës dhe kundërgoditja e Ushtrisë Amerikane dhe forcave aleate të Amerikës kësaj here nuk do të ndalet deri në kufijtë e Serbisë me Maqedoninë, Bullgarinë, Rumaninë, Vojvodinën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi.
Postimi i plotë i Lushit:
Rastësisht, s’ di se nga kush, në njërin nga portalet shqiptare sapo lexova se gjoja Serbia mund të dërgojë tren me tankse në Kosovë!

Serbia, po, dhe krerët e saj të tanishëm mund edhe të provojnë ndonjë aventurë të vogël apo edhe të madhe të çmendur. A nuk kanë bërë disa të tilla prej vitit 1987 kur Millosheviqi vizitoi Fushë Kosovën?! Por, çdo sulmim i Kosovës do të ishte sulm kundër Amerikës dhe kundërgoditja e Ushtrisë Amerikane dhe forcave aleate të Amerikës kësaj here nuk do të ndalet deri në kufijtë e Serbisë me Maqedoninë, Bullgarinë, Rumaninë, Vojvodinën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Syçeltësi dhe kujdes shteti i Kosovës duhet të ketë çdo herë, mirëpo nuk ka nevojë për panik e as mbjellje mjegulle. As Rusia dhe as Serbia nuk gabojnë të shkelin në zonat e sferës amerikane. Kosova e ka dhe do ta ketë përkrahjen e Amerikës. Kjo do të dëshmohet muajve në vijim kur të formohet Ushtria e Kosovës me bekimin e Amerikës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu