Ish-zëvendëskryeministri i BDI-së, Hazbi Lika shfaqet në fushatën e Bilall Kasamit në Tetovë

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i BDI-së, Hazbi Lika është shfaqur sot në një takim fushate të kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili garon në balotazh.

Fotografia që tregon Likën pranë Kasamit shihet si një sinjal i rëndësishëm politik, duke treguar për mbështetje simbolike në Tetovë, ku Kasami po garon përballë kundërkandidatit të tij nga koalicioni AKI, Bajram Rexhepi, që njëherit është nënkryetar i BDI-së./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu