Ish-zyrtarët e lartë të Shqipërisë: Pesimistë për Maqedoninë, do ketë zgjedhje

Në Zululandin e sotëm u fol për Maqedoninë, ku zgjedhjet e dhjetorit prodhuan një rezultat të ngushtë mes dy partive të mëdha maqedonase, e ku finalizimi i një marrëveshjeje mes social-demokratëve maqedonas e BDI-së shqiptare është shoqëruar me protesta në rrugë.

Nano kishte te ftuar për të folur për këtë temë Edith Harxhin, ish zv.ministre e jashtme e Arben Çejkun, ish ambasador në Shkup.

Që të dy ishin pesimistë lidhur me marrëveshjen.

“Marrëveshja nuk është bërë transparente; ne nuk e dimë se për çfarë është rënë dakord mes Zaevit e Ahmetit”, tha Çejku.

“Rruga e vetme është të implementohet marrëveshja e Ohrit; çdo marrëveshje tjetër është e kot apo e tepërt”, tha Harxhi.

Që të dy ishin pesimistë lidhur me situatën në Shqipëri, dhe si shprehje të këtij pesizmi, të dy thanë se ka shumë gjasa që shumë shpejt të kemi zgjedhje të reja në Maqdoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu