“Ishim duke parë ndeshjen me flamurin shqiptar, greku na qëlloi me pistoletë” (FOTO)

Dy të rinj shqiptar kanë përjetuar momente tmerri në një lokal në Kallamata të Greqisë, duke parë një ndeshje futbolli.

23-vjeçari Emiljano Lazeri nga Lezha, i cili ka denocuar ngjarjen, ka rrrëfyer momentet e tmerrit për “jetaoshqef”.

“Bashkë me shokun e ngushtë po shikonin ndeshjen dhe kishim me vete flamurin tonë kombëtar.

Aty një nga 20 vetat që ishim në kafe gjuan në drejtim të flamurit tonë dhe plagoset shoku im i ngushtë.

Kërkoj nga Ministri jonë i Jashtëm të drejta të barabarta”, ka shkruar Emiljano Lazeri, i cili ka thënë se përveç tmerrit që përjetoi, u gjobit me 5800 euro me akuzën për provokim.

Ai tregon më tej se personi që qëlloi ishte grek.

“Kemi 9 vjet që jetojmë aty dhe jemi të vetmit që e kemi mbajtur flamurin kombëtar me vete, por atij iu errën sytë dhe qëlloi””, tregon ai.

Të rinjtë ashtu siç kanë bërë për vite me radhë kur shikonin ndeshje merrnin me vete edhe flamurin shqiptar, por një grek edhe pse të rinjtë banojnë prej 9 vitesh në Kallamata, nuk e ka duruar dot të shikojë flamurin shqiptar dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

I riu nga Lezha kërkon ndërhyrjen e shtetit shqiptar në këtë rast, të Ministrisë së Jashtme, pasi edhe pse hëngrën plumbin, edhe u gjobitën, faji u mbeti atyre për “provokim”. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu