Organizata terroriste e ISIS ka publikuar ditën e sotme një listë me abmasada ruse që do të sulmojë së shpejti.
Në mesin e këtzre ambasadave, objektiv i sulmeve terroriste figuron të jetë edhe ambasada ruse në Tiranë.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, Tirana është prej kohësh në mesin e vendeve të synuara nga ISIS për sulme terroriste. Por këtë radhë duket se objektiv do të jetë ambasada ruse.
Krahas Tiranës, në listën e ISIS janë ambasadat ruse në Iran, Uganda dhe Azerbajxhan.
Pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, Dimitri Karlov, dhe sulmit tjetër terrorist në Berlin, janë shtuar masat e sigurisë nëpër ambasadat e huaja në Tiranë.