Italia dhuron 65 milionë euro: Jemi në anën e Shqipërisë, shqiptarët t’u rikthehen ëndrrave

Italia ka dhuruar 65 milionë euro për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi di Maio deklaroi se kjo shumë do të ndihmojë shqiptarët që t’u rikthehen ëndrrave të tyre.

“Italia ishte nga shtetet e para që ndërhyri në mbështetje të popullsisë. Ne e dimë ç’do të thotë të pësosh fatkeqësi natyrore, ndaj dhe ne që në orët e para aktivizuam mbrojtjen civile. Vetëm 4 ditë më pas, dërguam 450 njësi në Shqipëri. Kemi dhuruar ndihmë materiale emergjence, tenda, pajisje, gjeneratorë dhe një tendë të madhe për punëtorët. Pra, ne i dhamë solidaritetin tonë popullit shqiptar.”, tha Di Maio në konferencën e donatorëve.

Ai theksoi se Italia do të bëjë atë që i takon dhe është në anën e Shqipërisë.

“Krijuam një task-forcë për të mbështetur autoritetet vendore për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Kjo ndihmë do të pasohet nga një mbështetje e konsiderueshme për rindërtim. Kjo ka të bëjë me kthimin e popullit shqiptar në kthimin dhe ëndrrat e tyre. Italia nga ana e saj është gati të bëjë atë që i takon, ne jemi në anën e Shqipërisë. Japim 65 milionë euro, do të përdorim edhe 21 milionë euro, kemi alokuar 5 milionë euro për projektet e zhvillimit në këtë vit”, përfundoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu