‘Italia do t’ju duket lule’, Tritan Kalo thirrje të fortë qytetarëve: Mos u bëni të papërgjegjshëm

Situata është përshkallëzuar në vendin tonë prej koronavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 viktima dhe një i infektuar tjetër ka pësuar vdekje klinike. Pas kësaj situate mjeku infeksionist Tritan Kalo që ndodhet në vijën e parë të stafit mjekësor u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të përgjegjshëm.

“Ju bëj thirrje pjesës së popullit të padijshëm e të pandijshëm, se me këtë mënyrë sjellje të papërgjegjshme përkundrejt Covid-19, nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtoj Mjeksia e Perëndija bashkë. JU LUTEM!!!” Dr. T. Kalo”, shkruan mjeku.

Në një postim të dytë, Kalo shprehet se nuk dëshiron të frikësojë, por duhet të gjithë të ndërgjegjësohen.

“Nuk është mesazh jo realist dhe frikësues, POR thjesht e vetëm një mesazh nga zemra e një mjeku, prindi e vëllai tuaj të “pakdijshëm”, për t’u vetndërgjegjësuar në lidhje me rrezikun e këtij infeksioni vrastar….Covid-19 nuk kursen askënd dhe asnjë grup moshe përsa i përket prekjes, nëse nuk marim masat e duhura të DISTANCIMIT SOCIAL…Situata bëhet e përkohëshme vetëm e vetëm nga shkalla e ndërgjegjësimit tuaj dhe e mirëkuptimit të masave të mara….Na e lehtësoni punën dhe detyrën tonë sa fisnike aq edhe humane.Ju duam shumë!!!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu