Italia sërish me shifra të larta të viktimave nga koronavirusi, ja numri

Italia ka regjistruar 619 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi, për dallim nga dita e djeshme që kishte një rënie të lehtë. Dje, ishin 570 personat që kishin humbur jetën nga koronavirusi në Itali.

Aktualisht numri i personave të prekur nga CoVid-19 në Itali ka shkuar në 152,271 persona (+4,694 më shumë se dje me një rritje prej 3.2%).

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shëruar 2079 persona duke e çuar numrin total të të shëruarve në 32534.

Të dhënat u siguruan nga Mbrojtja Civile të cilët njoftojnë se 28.144 pacientë të shtruar në spital me simptoma të rënda vijojnë të jenë 3,381.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu