Pavarësisht se tragjedia e Velipojës ka disa ditë që ka ndodhur dhe familja Preka ka përcjellë në banesën e fundit katër kufoma, nata e mbrëmshme për Evisa Prekën ka qenë nata më e tmerrshme.
Evisa, bashkëshortja e Edmondit dhe nëna e tre ëngjëjve, ka mësuar mbrëmë lajmin e kobshëm.
Mësohet se lajmi ka qenë i pa përballueshëm për të, pasi ajo ka humbur ndjenjat disa herë gjatë natës, raporton albeu.com.
Kanë qenë mjekët ato që i janë gjendur pranë, duke i dhënë një dozë ilaçesh të forta për qetësim në mënyrë që të mos kalonte në gjendje shoku.
Evisa Preka tashmë ende ndodhet nën efektin e ilaçeve dhe një kujdesi të rreptë të mjekëve të spitalit të Shkodrës.
Mjekët e spitalit të Shkodrës bëjnë me dije se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën por ka disa dëmtime në fytyrë dhe në disa pjesë të trupit. /albeu.










