Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka dërguar kërkesë tek kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi që të njëjtit ti mundësohet që më 28 dhjetor të ketë fjalim para deputetëve për fundvit.
“I nderuar zotëri Xhaferi, në pajtim me nenin 45, paragrafi 1 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, do të doja të ju drejtohem deputetëve të parlamentit të Maqedonisë dhe t’i informoj për disa çështje të rëndësishme në ingerencë time. Ju lutem që të më mundësoni atë më 28 dhjetor të vitti 2018, e premte me fillim në ora 12”, shkruan në letrën e presidentit Ivanov dërguar deri tek Xhaferi.











