Në intervistën për televizionit kombëtar kroat, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov jep qëndrimet e tij rreth dekleratës së partive shqiptare, por edhe për situatën politike në vend.
Ivanov thotë se thelbi i dekleratës së partive shqiptare është ndryshimi i rendit kushtetues të Maqedonisë dhe nga shtet multietnik Maqedonia të shndëohet në shtet bietnik.
“Për të bërë një krahasim mund të them se Maqedonia mun d të shndërohet në si Qiproja vetëm se Maqedonia nuk është ishull” thotë Ivanov .
Sipas Ivanovit qëllimi i dekleratës shqiptare është barazimi i gjuhës shqipe me atë maqedonase dhe me ndryshime të amandamentit kushtetues i cili buron nga marrëveshja kornizë e Ohrit sipas të cilës etnitë të drejtat e tyre i fitojnë në bazë të përfaqësimit të tyre e që është 20 %, transmeton Aktuale.mk
“Qëllimi i dekleratës së Tiranës është që këto 20 % të ndryshohen, gjuha shqipe të jetë i njejtë me gjuhën maqedonase. Me këtë shkurtohen të drejtat që i kemi në Maqedoni, sepse turqit kanë komunë në të cilën gjuha turke është zyrtare, shkollat janë në gjuhën turke . Ne kemi komunë rome në të cilën gjuha rome është zyrtare, gazeta zyrtare është në gjuhën rome, gjithashtu shkollat janë në gjuhën rome. Edhe serbet kanë komunë në gjuhën serbe. Kështu që me dekleratën e Tiranës këto të drejta do ti takonin vetëm një etniteti, vetëm shqiptarëve”, thotë Ivanov
I pyetur se si i komentor zëerat për konfederatë në Maqedoni, Ivanov është përgjigjuir se pikërisht kjo është ajo që i ka sfiduat mijëra qytetarë që më tepër se një muaj të jenë në rrugë.