Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic, deklaroi sot se mundësimi i shtetësisë së dyfishtë të Serbisë dhe Malit të Zi, nuk paraqet rrezik, nëse merret parasysh që Beogradi nuk ka pretendime as territoriale apo politike ndaj Podgoricës, pohim ky i që pak kush i beson, transmeton Gazeta Metro.
Kështu foli në televizionin serb Tv Pink të shtunën Dacic, derisa në Mal të Zi po mbahen protesta rreth propozimit të rregulloreve përmes të cilave të lehtësohet mundësia e përfitimit të shtetësisë malazeze, dhe heqjen më të lehtë të shtetësisë të emigruarve malazezë.
“Ju kujtohet se unë para 13 vitesh zhvilloja bisedime rreth kësaj çështje, ne të gjithëve ju lejojmë të drejtën e shtetësisë së dyfishtë, pa detyrimin për heqje dore nga shtetësia e lindjes. Megjithatë, këtë Mali i Zi asnjëherë nuk e kanë lejuar… atje ju merrnin shtetësinë nëse dëshmohej se kishin atë serbe. Ata llogarisnin se këta njerëz nuk do të votonin për ta”, tha Dacic.
Dacic nuk është i njohur për mirëkuptim ndaj shtetit malazez kur kërcënonte publikisht shtetasit malazez nga posti i shefit të diplomacisë serbe dikur me masa reciprociteti.
Zyrtarët serbë në vazhdimësi janë ankuar se qeveria malazeze kishte diskriminuar serbët në Mal të Zi, sipas tyre duke mohuar etninë tyre.
Dacic mund të luaj rolin dashamirit së bashku me zyrtarët e tjerë serbë por Kisha Ortodokse Serbe dhe qarqet ultra nacionaliste serbe kanë hapur pretendime territoriale dhe politike ndaj Malit të Zi. Kjo ishte theksuar më tepër pas anëtarësimit të këtij shteti ballkanas në NATO, ku kishte edhe një tentim grusht shteti dhe atentati ndaj Presidentit të Malit të Zi, Milo Djukanovic./gazetametro








