Ivica Daçiq del nga spitali, Vuçiq: Nga java tjetër, në punë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq ka dalë nga spitali, ku po qëndronte pas problemeve serioze me mushkëritë.

“Ivica tani po del nga spitali. Falënderim për mjekët që bënë një mrekulli dhe i lumtur për veten dhe familjen që feston jetën dhe një fitore të madhe. Për të mos u mërzitur askush, ai është socialist, unë jo, kështu që unë falënderoj Zotin. P.S. nga java tjetër do të duhet të më bashkohet në kryerjen e detyrave, nuk ka më shpërdorim kohe”, ka shkruar Vuçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu