Izolohet një person i tretë tek infektivi në Shqipëri, dyshohet se është prekur nga koronavirusi

Një tjetër rast dyshohet se është prekur nga koronavirusi është regjistruar në vendin tonë. Burime bëjnë me dije rasti në fjalë ndodhet i izoluar në shërbimin infektiv në QSUT.

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë lajmëroi në orët e para të mëngjesit të kësaj të hënë se COVID-19 ka mbërritur në Shqipëri, ku raportohet për dy të infektuar që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë.

Sipas ministrisë, gjendja e babait dhe djalit të prekur nga Tirana, të dy në moshë madhore, paraqitet e qëndrueshme dhe pa komplikacione.“Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet”, thuhet në lajmërimin e Ministrisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu