Ja ç’ farë tha Zaev në lidhje me vendimin e deputetit Sazdovskit për t’u larguar nga GROM

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i pyetur se si e komenton vendimin e Çedomir Sazdovskit që të largohet nga partia GROM dhe në Kuvend të veprojë si deputet i pavarur, u përgjigj se e përshëndet veprimin e tij dhe se i zgjat dorën për bashkëpunim.

Zaev mes të tjerash thotë se në të ardhmen pritet që të ketë edhe vendime të tjera të këtilla nga ana e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, pasi që siç thotë ai ata po përballen me shtypje të mëdha nga ana e partisë më të madhe opozitare.

Kryeministri dërgoi mesazh deri tek oponentët e tij që të ketë opozitë të fortë në mënyrë që qeveria të jetë edhe më e fortë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu