Leo, 9 vjeçari nga Shqipëria i cili nuk mund të ec, ditë më parë në emisionin “Kam një mesazh për ty” kishte kërkuar një makinë për të shkuar në shkollë.
Këtë dëshirë ia ka plotësuar kryeministri shqiptar, Edi Rama, transmeton Zeri.info.
Rama kishte thënë se do t’i siguronta atij edhe makinën por edhe një fizioterapiste.
Përmes një njoftimi në Facebook, Rama ka treguar se i ka realizuar dëshirën për të shkuar me veturë në shkollë.
Njoftimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me këtë moment të ditës së saponisur, duke përcjellë në shkollë Leon e vogël me makinën që i kërkoi Babagjyshit në letrën e tij, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë. /Zeri










