Kryetari i VMRO-DPMNE-së ka reaguar në rrjetin social facebook në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Ai ka thënë se asnjë qeveri demokratike në botë nuk guxon të zgjidhet me shkeljen e parimit të sundimit të drejtësisë.
“Në një shoqëri demokratike sundimi i shumicës nëse nuk bazohet në principin e sundimit të së drejtës, kjo paraqet dhe quhet “Diktaturë”.
Asnjë qeveri demokratike në botë nuk guxon të zgjidhet me shkeljen e parimit të sundimit të drejtësisë. Kjo në start paraqet diktaturë. Talat Xhaferi hyri në zyrën kryetarit të Kuvendi me shkelje brutale të Kushtetutës, ligjit dhe Rregullores së Kuvendit. Gjithçka që në të ardhmen do të sillet me nënshkrimin e tij, do të jetë frytë i një druri të helmuar, do të jetë frytë i aktit diktatorial për emërimin e Kryetarit të Kuvendit.
Shumë qeveri diktatoriale kanë qenë të pranuar nga sistemet demokratike, nga një apo tjetër arsye. Kjo nuk do ta ndryshoj fotografinë. As që ka pasur shumicë, për të cilën nuk kishte procesverbal, numërim, stenogram dhe ngjashëm, për aktin e kundërligjshëm dhe kundër kushtetues”, ka thënë Gurevski.