Sot rreth orës 8:30 një gjykatëse në zyrën e saj ka gjetur një letër kërcënuese ku thuhet që në ambientet e gjykatës është vendosur një bombë, pas leximit të kësajë letre …
Sot rreth orës 8:30 një gjykatëse në zyrën e saj ka gjetur një letër kërcnuese ku thuhet që në ambientet e gjykatës është vendosur një bombë, pas leximit të kësajë letre gjykatësja menjëher ka informuar sektorin për punë të brendshme dhe ka informuar stafin e gjykatësve, njofton TV Koha.
Policia e Tetovës bashkë me ekipet e kriminalistikës dolën në vend ngjarje dhe e morën letrën kërcënuese për ta verifikuar se si ka ardhur kjo letër deri te tavolina e gjykatëses.
Për momentin gjykata e Tetovës është në funksion, nuk ka ndërprerje të punës, por ekipet policore në masë të madhe janë pranë gjykatës.










