Ja emrat e të gjithë pjesëmarrësve në Shtëpinë e Bardhë, e hapura bashkëngjitja e Presidentit Tramp

Gazeta e njohur, “Danas” ka treguar emrat që ta përfaqësojnë Beogradinadin zyrtar në këtë takim, i cili do të jetë më shumë i karakterit ekonomik, përcjell INA.

Prijës i grupit padyshim se është Presidenti, Aleksandër Vuçiq.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq.
Ministri i Financave, Siniša Mali
Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Marko Čadež.
Për dallim nga delegacioni serb që ka katër veta delegacioni i Kosovës ka 8 veta vetëm njëri nga fusha e zhvillimit ekonomik.
Nga delegacioni kosovar marrin pjesë
Kryeministri Avdullah Hoti,
Zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj,
Ministri i Drejtësisë Selim Selimi,
Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi, Ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla
Shefja e kabinetit të kryeministrit Ardita Dushi.

Paraprakisht kryeministri kosovar Avdullah Hoti tha se në Shtëpinë e Bardhë do të prezantojnë projekte serioze ekonomike.

Ka zëra se palët mund të nënshkruajnë një dokument për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zotimin për një marrëveshje përfundimtare.

Gjithashtu sipas këshilltarëve të Presidentit që kanë brifuar për mediat në Kosovë, Presidenti Tramp është shtysa kryesore e linjave ekonomike që do të ndjeken gjatë takimit mes dy delegacioneve të premten më 4 shtator.

Ndërkaq sa i përket pjesëmarrjes eventuale të Presidentit Tramp, këshilltarët këtij të fundit kanë thënë se për momentin nuk mund të pohojnë asgje duke e lënë të hapur një gjë të tillë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu