Ja kur debuton Higuain për Chelsean

Gonzalo Higuain mund të nënshkruajë për Chelsean në kohë për të bërë debutimin e tij kundër Tottenhamit në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës Carabao, kështu thotë The Sun.

Blues janë në prag të nënshkrimit të sulmuesit argjentinas, i cili aktualisht është në huazim në Milan nga Juventusi dhe ai do të udhëtojë në kryeqytetin anglez për të përfunduar këtë veprim.

Chelsea nuk do të jetë në gjendje të punësojë ish- lojtarin e Real Madridit dhe yllin e Napolit në kohë për t’u përballur me Arsenalin të shtunën, por ai do të jetë gati për përplasjen e të enjtes kundër një tjetër klubi të madh siç është Tottenhami. /Sovrani


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu