Më 11 korrik të vitit 2015 në Gostivar ka nisur hartimi i Platformës së përbashkët të partive shqiptare, e cila sot po keqinterpretohet nga struktura politike maqedonase. Kjo ka ndodhur midis grupeve të punës së RDK-së dhe LR-PDSH-së që u realizua në selinë e RDK-së në Gostivar, informon INA.
“Aleanca për Shqiptarët” e krijuar më parë si bashkim forcash opozitare shqiptare, tashmë po konkretizon punimet në vendosjen e bazamentit të fuqishëm, përpilimin e Platformës së përbashkët me të cilën do të merret pjesë në zgjedhje”, thuhet në njoftimin e RDK-së.
Në njoftim më tej theksohet se, në takimin e grupeve punuese për hartimin e Platformës, morrën pjesë edhe dy kryetarët Ziadin Sela dhe Vesel Memedi, ndërkaq departamenti punues i dy partive kanë diskutur rreth vendosjes së pikave prioritare në Platformë.
“Platforma, do të përfshijë kërkesat dhjetëra-vjeçare të shqiptarëve, planin e realizimit të tyre në çdo sferë si dhe zotimin dhe ftesën për të gjitha subjektet e tjera që do të hedhin firmën për realizimin e plotë të saj.
Drafti i parë i Platformës do ti nënshtrohet debatit dhe propozimeve të grupeve të eksperteve nga universitetet shqiptare dhe qendrat akademike, forumeve të ndryshme, dhe paraqitjes dhe mendimit publik për pikat konkerete.
Takimi i radhës ku edhe do të konkretizohet drafti i parë i Platformës do të mbahet më 24 korrik në Zyrat e LR – PDSH në Tetovë”, thuehet në fund të njoftimit./ina