Të dielën natën më 26 tetor 2025, përfundon llogaritje verore e kohës. Akrepat e orës do të kthehen një orë pas, kështu që ora 03:00 do të bëhet 02:00.
“Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale u kujton qytetarëve se, në përputhje me Vendimin për ditën dhe momentin e futjes dhe ditën dhe momentin e përfundimit të llogaritjes së orës verore në vitin 2025, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 28 mars 2025 dhe të publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 68, llogaritja e orës verore do të përfundojë të dielën, më 26 tetor 2025″, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Qytetarëve u rekomandohet që të hënën ta përshtatin rutinën e mëngjesit sipas orarit të ri dhe të kontrollojnë cilësimet e zonës kohore (Europe/Skopje) në pajisjet e tyre, për të shmangur ndonjë keqkuptim në takime apo angazhime të planifikuara.










