Rexhep Taip Erdogan mbetet një ndër figurat më të fuqishme të politikës. I cilësuar si njeriu i çeliktë i politikës, i cili shpesh diskutohet për vendimet e tij, shpesh radikale, mbetet figurë tejet e komentuar, e fuqishme, por shpesh edhe e sulmuar për qëndrimet e tij. Por kujt i beson më shumë ai?
Nuk ka si të ndodhë ndryshe, pasi ai ka një staf të tërë që kujdeset për sigurinë e tij, të cilët janë persona profesional dhe tejet të qëndrueshëm. Ai që i qëndron më pranë është një shqiptar, njeri serioz, i përgjegjshëm e kompetent për ta ruajtur atë, që është njeriu numër një i Turqisë, shkruan “Kosovarja”.
Ky njeri është Sabri Demiri, që i qëndron gjithmonë pranë të parit të Turqisë. Demiri është kosovar, familja e të cilit para shumë vitesh është shpërngulur në Turqi. Sabri Demiri u kthye në vendlindje, kur presidenti Erdogan vizitoi shtetin e Kosovës.











