France Football sot ka njoftuar vendimin e tyre për mos dhurimin e Topit të Artë në vitin 2020. Me situatën e krijuar nga COVID-19, France Football e ka parë të paarsyeshme dhurimin e çmimit më të madh individual për futbollistët.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në garën për këtë çmim, duke e fituar së bashku 11 herë në 12 vitet e fundit.
Por, me paraqitjet deri më tani, ka qenë Robert Lewandowski që ka kryesur listën për Topin e Artë.
Polaku kishte pas Cristiano Ronaldon, me renditjen që vazhdonte me Lionel Messin dhe Karim Benzeman.
Favoritët për Topin e Artë:
Robert Lewandowski në vitin 2020: 21 gola, katër asistime
Cristiano Ronaldo: 20 gola, pesë asistime
Lionel Messi: 15 gola, 17 asistime
Karim Benzema: 10 gola, katër asistime
Neymar: Nëntë gola, katër asistime.