Ja kush pritet të jetë kryetari i ri i AAK-së, pas dorëheqjes së Haradinaj (FOTO)

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka shpallur kandidaturën për kryetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Ramush Haradinaj, pasi njoftoi se vetë nuk do t’i hyjë më garës për drejtimin e partisë.

Gjatë një konference për media, Gjini tha se punë e madhe është duke e pritur AAK-në në tre muajt e ardhshëm, atëherë edhe kur do të mbahet Kuvendi i partisë.

Pos tjerash, ai tha se ka qenë privilegj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

“Faleminderit për gjithçka, do të bëjmë krenar”, tha Gjini.

Pas konfirmimit që më nuk do të jetë kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, u pyet nga gazetarët nëse do të jetë kandidat për president.

Ai në një konferencë për media para gazetarëve, konfirmoi se nuk do të jetë kandidat për president.

“Nuk jam kandidat për president të vendit, nëse në një rrethanë të caktuar parlamenti e deputetët do të ma kërkonin e kisha shqyrtu por nuk jam kandidat. Presidenca është institucion i rëndësishëm i vendit, ne do t’i vazhdojmë konsultat e brendshme në Aleancë për me marrë një qëndrim si do të veprojmë”, tha Haradinaj para mediave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu