Fjalët e Donald Trump jo vetëm që do të shkaktojë një stuhi në rrjetet sociale por gjithashtu mund të ndikojnë edhe në tregjet e kapitalit në biznese të ndryshme.
Në një postim në Twitter Trump ka thënë se prodhuesi më i madh amerikan të aeroplanëve tha se shpenzimet për aeroplanin e ri presidencial “Air Force One” të kompanisë janë “jashtë kontrollit” dhe se kontrata 4 miliardë dollarëshe me qeverine duhet të anulohet.
Para këtij postimi në Twitter, kompania ajrore po tregtonte me 152,16 dollarë për çdo aksion por pas deklaratës së presidentit ato ranë afërsisht me 1 për qind , saktësisht 149,75 dollarë për çdo aksion, shkruan “The Indepedent” e cila thotë se dëmi llogaritet deri në 1 miliardë dollarë.
Rënia tregon se pikëpamjet e Donald Trump kanë stepur menjëherë investitorët e kompanisë, shkruan “Factset”.










