Ja sa do të kushtojë Kurbani për këtë Kurban Bajram

Bashkësia Islame e Kosovës,me rastin e festës së Bajramit, do të bëjë organizimin e therjes së kurbaneve.

Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, ka bërë të ditur se për këtë vit çmimi i një kurbani është përcaktuar 120 euro.

“Ne paraprakisht e kemi caktuar dhe çmimin e kurbanit që është 120 euro për 1 kurban dhe i kemi njoftua të gjitha këshillat të gjithë xhematin, lajmërimet janë bërë nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame ka bërë organizimin e therjes edhe viteve tjera”, thotë ai, për Ekonomia Online.

Sadriu thotë se për këtë Kurban Bajram synojnë të grumbullojnë rreth 8 mijë kurbanë, ndërsa shpjegon se një pjesë të tyre detyrohen t’i therin jashtë Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu