Ja sa do të paguani për të kaluar në tunelin e Llogarasë

Qeveria ka miratuar udhëzimin për përcaktimin e tarifave që do të zbatohen për përdorimin e Tunelit të Llogorasë dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Tarifat e kalimit do të jenë të diferencuara sipas klasifikimit të mjeteve dhe do të variojnë nga 100 deri në 5000 lekë.

Mjetet që transportojnë mallra të rrezikshme nuk do të lejohen të kalojnë përmes tunelit.

Tarifat e reja për kalimin në Tunelin e Llogorasë:

Klasa I A: Motoçikleta, motorë me tre rrota dhe katërçikleta – 100 lekë

Klasa I: Makinat e zakonshme me dy boshte dhe lartësi deri në 1.30 m – 250 lekë

Klasa II: Mjete me rimorkio ose karavan, me më shumë se dy boshte – 500 lekë

Klasa III: Autobusë, kamionë dhe mjete me rimorkio me lartësi mbi 1.30 m – 1,000 lekë

Klasa IV: Kamionë të mëdhenj me shumë boshte dhe rimorkio – 5,000 lekë

Sipas udhëzimit, ekziston një listë e automjeteve dhe përdoruesve të përjashtuar nga tarifa.

-Policia Rrugore, autoambulancat dhe forcat zjarrfikëse.

-Mjetet ushtarake dhe ato të NATO-s.

-Automjetet e punonjësve të ARRSH-së dhe të Entit Kombëtar të Operimit Rrugor, gjatë kryerjes së detyrës.

-Personat me status invalidi, kur automjetet i përdorin për qëllime personale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu