Zyrtarisht është mbyllur procesi i votimit në këto zgjedhje lokale të 30 qershorit.
I filluar që orën 7 të mëngjesit, ora 19:00 ishte afati zyrtar i mbylljes së këtyre votimeve aspak të zakonta.
Deri në orën 18:00 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pra 60 minuta para orarit zyrtar të mbylljes së qendrave të votimit kanë votuar 671255 shqiptarë, ose 19.4%.