Ja sa vite burg rrezikoheni nëse i thoni shokut “hajde në Gjermani”, sipas Kodit të Ri Penal

Sipas nenit 664 të Kodit të Ri Penal, kushdo që nxit ose ndihmon një person të emigrojë në një vend tjetër nëpërmjet mashtrimit, përballet me pasoja të qarta ligjore.

Më konkretisht, paragrafi i parë parashikon dënim me gjobë ose burgim deri në katër vjet për këdo që simulon kontrata pune apo leje qëndrimi të rreme, apo përdor mashtrime të tjera për të bindur dikë të emigrojë.

Neni 664
Nxitja për emigrim

1. Kushdo që nxit ose jep ndihmë për emigrimin e një personi në një vend tjetër duke simuluar një kontratë ose leje qëndrimi të rreme të një shteti të huaj, ose duke përdorur një mashtrim tjetër të ngjashëm, që krijojnë bindjen për të ndjekur orientimin për emigrim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër vjet.

2. Në çdo rast gjykata zbaton dënime plotësuese kur vepra penale është kryer edhe nga personi juridik i përshtatshëm sipas shkallës së përgjegjësisë së tij dhe pasojës së ardhur dhe, konfiskim të përfitimeve materiale nëse kanë ardhur apo janë premtuar nga transaksioni.

3. Kur vepra penale sipas paragrafit te pare te ketij neni kryhet per qellime fitimi, ajo konkuron me mashtrimin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu