Ja shuma marramendëse që Real Madrid ofron për Mbappe

Real Madrid ka bërë ofertë prej 180 milionë euro për sulmuesin Kylian Mbappe dhe ylli francez i ka thënë PSG-së se dëshiron të largohet.

Sulmuesi është shumë pranë të largohet nga PSG pas katër viteve në klub dhe Reali ka besim që do ta kompletojë transferimin para 31 gushtit, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Mbappe në “Parkun e Princave” që i skadon vitin tjetër dhe së fundmi ka refuzuar propozimin për pesë vite. Gjiganti i Ligue 1 rrezikon ta humbas njërin nga lojtarët më të vlefshëm për asgjë në rast që nuk e shesin tani.

Derisa një emër i panjohur anglez ka shprehur interesim, Reali shihet si destinacioni më i preferuar. Sipas Talksport, Reali ka ofruar rreth 180 milionë euro, derisa nga aspekti personal, marrëveshja mund të arrihet lehtësisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu