Ja si dukej Rita Ora mbrëmë në dasmën shqiptare (FOTO)

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora po qëndron në Tiranë për ceremoninë e martesës së Amantina Tolajt, që zhvillohet sonte.
Rita ka postuar në rrjetet e saj sociale një foto në një fustan të argjendtë, në të cilin duket e mrekullueshme.

Përmes fotografisë Rita ka lënë të dihet se në dasmën e kushërirës nga ana e nënës do të ketë rolin e shoqërueses e nuses.

Mbi fotografinë bashkë me shoqëruesen tjetër, këngëtarja ka shkruar : “Shoqërueset e nuses e nisin tani.”

Ndryshe, Rita së fundmi ka qenë aktive edhe në muzikë. Para një jave ajo lëshoi këngën e re “Your Song”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu